Telegrafi

Pas ndarjes nga Zayn, tabloidet spekulojnë për një lidhje të re të Gigi Hadid

Tashmë kanë kaluar shtatë muaj që nga ndarja e modeles Gigi Hadid me këngëtarin Zayn Malik.

Kështu, tabloidet e huaja së fundmi kanë spekuluar për një lidhje të re të 24-vjeçares me modelin Tyler Cameron, pasi u fotografuan së bashku, derisa mbrëmjen e kaluar ai fjeti në shtëpinë e Gigit, me ç’rast ngjallën dyshime edhe më shumë sa i përket romancës së tyre.

Nga ana tjetër, Zayn ditë më parë ka vënë në shitje shtëpinë ku jetonte bashkë me ish- të dashurën.

Prestigjiozja”People” ka shkruar se gjatë lidhjes së tyre, Gigi dhe Zayn e kishin atë apartament folenë e tyre të dashurisë dhe duket se për këtë arsye ai ka vendosur ta shesë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gigi Hadid

Përderisa Gigi po e shijon lidhjen e re, Zayn tanimë thuhet se është i fokusuar më shumë në karrierë. /Telegrafi/