Telegrafi

Pas ndarjes nga vajza jashtëmartesore e Putinit, milioneri Shamalov i humbë aksionet në Rossiya Bank

Nikolai Shamalov kishte humbur aksionet në Rossiya Bank, pasi që djali i tij Kirill Shamalov ndahet nga vajza e presidentit rus Vladimir Putinit, Katerina Tikhonova, e cila në opinion njihet si vajza sekrete e tij. Putin deri me tani asnjëherë nuk e ka mohuar se Katerina është vajza e tij jashtëmartesore.

Rossiya Bank në raportin për aksionarët, të vitin 2018, raporton që Shamalov ishte një ndër aksionarët më të mëdhenj dhe zotëronte 9.64 për qind të aksioneve.

Në raportin e bankës për vitin 2019, Nikolai Shamalov nuk paraqitet më si aksionar dhe arsyeja që ai më nuk është aksionar, ka të bëjë me divorcin e djalit të tij nga vajza e Putinit.

Shamalov pos që më nuk është aksionar në Rossiya Bank ka humbur edhe pasuri tjera. Vlen të ceket se pjesëmarrja në aksionet e kompaninë më të madhe petrokimike Sibur kishte rënë nga 20.9 për qind në 3.9 për qind, ndërsa ishte detyruar që t’i shes aksionet në kompanitë Sibcement dhe Russian Cement Company.

Në Rusi është praktikë që aksionarët e kompanive kryesore shtetërore po edhe atyre private, janë kryesisht njerëz të afër të Putinit dhe partisë në pushtet “Rusia e Bashkuar”.

Banka nuk publikon pronaret e më shumë se 22 për qind të aksioneve të bankës, çka ngritë dyshimet se këta aksionarë janë politikanë dhe familjarë të tyre.

Pronarë i Rossiya Bank është Yuri Kovalchuk, i cili është një nga njerëzit më të afërt të Putinit dhe në opinion njihet edhe si bankieri personal i tij. Vetëm nga një favorizim që Qeveria ruse ja ka bërë bankës, e që ka të bëjë me komisionet e larta për “pagesa për strehim dhe shërbime komunale”, ajo në vit fiton rreth 30 milionë dollarë, që në fund të vitit si dividendë ju shpërndahet njerëzve të afërt të Putinit. /Telegrafi/