Ylli televiziv, Khloe Kardashian, tash e një kohë është ndarë nga ylli i NBA-së, Tristan Thompson.
Ndarja e tyre erdhi pasi ky i fundit ishte parë në një klub nate me miken e ngushtë të familjes Kardashian/Jenner, me të cilën thuhej se e kishte tradhtuar.
Tashmë kanë kaluar pesë muaj dhe 35-vjeçarja është akoma duke e shijuar jetën e vetme.
Të mërkurën ylli i The Keeping up with the Kardashians ka thënë për Us Weekly se ajo është shumë mirë dhe po e shijon jetën si ‘single’, madje shton se nuk i nevojitet një njeri në jetën e saj.
Nga ana tjetër, Thompson në ditëlindjen e 35-të Khloe, i kishte bërë asaj një dedikim mjaft të veçantë, edhe pse nuk ruajnë raporte të mira.
Theksojmë që Khloe është bërë nënë për herë të parë vitin e kaluar dhe pas ndarjes nga Thompson është fokusuar më shumë në gjëra të tjera. /Telegrafi/