Telegrafi

Pas ndarjes nga portieri Karius, modelja Sofia Thomalla hidhet në krahët e tenistit të famshëm Zverev

Modelja e njohur gjermane, Sofia Thomalla i ka dhënë fund lidhjes me portierin e Besiktas, Loris Karius.

Por, nuk ka shkuar gjatë dhe tani 32-vjeçarja është gati të dalë në publik me dashurinë e saj të re.

Aktorja poston një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet në përqafim të yllit të tenisit, Alexander Zverev, teksa dyshja shihen së bashku në plazh.

Foto: Sophia Thomalla/Instagram

Thuhet se ata janë takuar përmes një shoku të përbashkët dhe disa javë më parë dyshohet se njohja u bë më shumë se miqësi.

Vetëm disa muaj më parë prezantuesja Sophia Thomalla konfirmoi për “Bild” se nuk ishte më në ldihje me Loris Karius , 28-vjeç. Lajmi erdhi si befasi, pasi kishte zëra për një fejesë të tyre.

Ndërkaq, tenisti ishte në një lidhje me modelen, Brenda Patea deri në verën e vitit 2020. Të dy u bënë prindër të një vajze në mars të këtij viti. /Telegrafi/

Foto: Loris Karius dhe Sophia Thomalla
Foto: Sophia Thomalla/Instagram
Foto: Sophia Thomalla/Instagram