Emily Ratajkowski dhe Eric Andre darkuan në New York gjatë fundjavës pak pas ndarjes së saj nga Pete Davidsoni.
Rezervimi i dyshes ishte nën emrin e komedianit 39-vjeçar.
Andre dhe modelja, 31 vjeçe, u ulën në restorantin japonez në orën 20:10 të së shtunës.
Ratajkowski kishte veshur një pallto lëkure, një fustan të zi të tejdukshëm dhe atlete të përshtatshme gjatë daljes në fotot e publikuara nga TMZ.
Sa i përket drejtuesit të “Eric Andre Show”, ai u shfaq me një këmishë me lule, xhaketë të zezë dhe pantallona rozë.
Andre dhe aktorja dukeshin të buzëqeshur teksa po shëtisnin në Manhattan, madje në disa raste u panë të përqafuar me njëri-tjetrin.
Takimi i tyre erdhi katër muaj pasi Emily paraqiti kërkesën për divorc nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard.
Autorja e “My Body” që atëherë është parë duke u puthur me DJ Orazio Rispo dhe artistin Jack Greer, duke bërë gjithashtu tituj për një lidhje me komedianin Pete Davidson.
Dyshja duket se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre dhe se ish-ylli i “SNL” po shijon një romancë të re me aktoren, Chase Sui Wonders. /Telegrafi/