Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj, ka mahnitur me pozat e saj në Instagram.
Bukuroshja nga Prizreni, si duket po shijon pushimet prej nga edhe ka publikuar një foto ku pozonte me bikini.
Ajo mori vëmendjen me linjat e saj të përkryera trupore, e me barkun e saj të sheshtë.
Kaderi ka qenë në një lidhje të shumëpërfolur me fituesin e BBVK-s, Lumbardh Salihu.
Dyshja i kanë dhënë fund përfundimisht lidhjes, megjithatë thumbat mes vete nuk kanë përfunduar.
Ata siç duket i hidhnin kunja njëri-tjetrit, përmes postimeve në Instagram. /Telegrafi/