Telegrafi

Pas ndarjes nga Liam, Miley dëshiron të fokusohet në vetveten

Ndarja e Miley Cyrus me Liam Hemsworth ka qenë një nga ndarjet më të bujshme të këtij viti.

Këngëtarja amerikane dëshiron të fokusohet në vetveten pas ndarjes nga partneri i saj, përfshirë shtatë muaj martesë, ka thënë një burim për People.

Ditë pasi këngëtarja është ndarë nga Liam, ajo ka lansuar baladën e re “Slide Away”, që thuhet se i dedikohet atij.

Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus

Pavarësisht këngës, një burim ka thënë ekskluzivisht për People se ylli 26 vjeçar, ‘nuk dëshiron të lëndojë’ bashkëshortin e saj.

“Kënga tregon një histori por pa dashur të thotë asgjë në fund”, ka thënë burimi. “Ajo nuk dëshiron ta përplas atë, por dëshiron të ndajë atë që kaluan së bashku”.

Aktorja po vazhdon të kaloj kohë me miken e saj të ngushtë, Kaitylynn Carter, 30 vjeçe, por nga ana tjetër thuhet se ajo është fokusuar më shumë në vetveten.

Lexo po ashtu Miley Cyrus është parë në marrëdhënie intime me Kaitlynn Carter

Ndërkohë, këto të fundit thuhet se janë parë “duke kryer marrëdhënie intime” brenda një klubi në Kaliforni të premten – jo shumë kohë pasi fotografitë e dy vajzave u publikuan gjatë pushimeve të tyre të fundit, në Itali. /Telegrafi/