Telegrafi

Pas ndarjes nga Lahaj, Rina Bërdynaj realizon fotosesion sensual (Foto)

Vetëm disa muaj më parë e kemi parë në krah të dashurit, tenorit shqiptar Ramë Lahajt.

Por, pa bujë të madhe dhe pa ndonjë skandal, Rina Bërdynaj i ksihte dhënë fund romancës me artistin.

Nuk dihen arsyet e vërteta pse erdh puna deri tek kjo ndarje, por duket se bukuroshja shqiptare nuk e ka përjetuar rëndë.

Ajo ka rifilluar punën aty ku e la pas një përkushtimi disa mujor ndaj të dashurit, me të cilin “nuk lanë vend” pa e shëtitur të botës.

Rina ka bërë një fotosesion të ri teksa shihet duke marrë poza seksi para fotografit të njohur, Shenoll Zehri.

Në disa prej fotografive të publikuara në llogarinë personale në Instagram , Bërdynaj shihet vetëm në bikini ndërsa në ca prej tyre e veshur me një fustan të shkurtër.

Ndryshe, atë pritet ta shohim edhe në disa projekte të tjera të modës gjatë këtij viti 2018. /Telegrafi/