Site icon Telegrafi

Pas ndarjes nga jeta të Adelajdës, flet për herë të parë Bjordi: Është një person që më mungon

Ndarja nga jeta e gazetares Adelajda Xhamani ka qenë e dhimbshme për këdo që e njihte por edhe për fansat e saj që nga koha kur ishte në Big Brother.

Kjo sepse Adela iku në një moshë fare të re dhe në një mënyrë krejt të papritur.

Ish-i dashuri i saj Bjordi Mezini ka folur sot për herë të parë publikisht për humbjen e Adelës dhe është shprehur se ata kanë kaluar një periudhë shumë të veçantë së bashku.

I ftuar në emisionin “You & me” në “NRG Radio” ai shtoi se ishte bërë shumë keq kur kishte marrë vesh lajmin e hidhur.

“Është një person që më mungon, edhe nuk ka shumë për të thënë, të gjithë e dinë sa kam ndikuar unë tek jeta e saj dhe ajo tek jeta ime. Kemi jetuar një periudhë shumë të veçantë së bashku, kemi ndarë shumë gjëra bashkë dhe kjo më bëri të empatizoja (ndieja) shumë për këtë njeri. Mund të them që e njihja më shumë se çdo njeri tjetër dhe kjo më bëri shumë keq, nuk e prisja që do reagoja kaq keq.”

Adela dhe Bjordi ishin çifti i preferuar i shumë fansave, që prej kohës kur ishin në shtëpinë e famshme, ndërsa lidhja e tyre zgjati vetëm pak kohë pas daljes nga spektakli.

Exit mobile version