Site icon Telegrafi

Pas ndarjes nga Jack Grealish – Amber Gill ndez thashethemet për një romancë dashurie me lojtaren e Arsenalit, Jen Beattie

Ylli i serialit real televiziv, “Love Island”, Amber Gill, ka ndezur thashethemet për romancë me futbollisten e njohur, Jen Beattie, pasi u shfaq si biseksuale.

Amber, 25 vjeçare, është parë duke lënë ikona të ’emoji-ve’ në rrjetet sociale të lojtares së Arsenalit, Jen.

Amber Gill vetë konfirmoi se është në një lidhje në fillim të kësaj jave.

Foto: Instagram

Amber – e cila ishte e lidhur me yllin anglez Jack Grealish vitin e kaluar – konfirmoi se është në një lidhje në fillim të kësaj jave pasi postoi një klip në TikTok.

Ajo shkroi: “Duhet të ndryshoj përmbajtjen time në mënyrë që ajo të kuptojë se nuk jam vërtet toksike”.

Videoja tregon Amberin duke imituar një audio e cila thoshte: “Nuk ka asnjë mënyrë në këtë botë të gjerë që unë ta tradhtoja ndonjëherë, vajzën time”.

Foto: Rex

Fansat vërshuan sektorin e komenteve duke uruar Amber për romancën e saj të re, me një shkrim: “Amber, ti ke një të dashur”.

Ndërsa të tjerët spekuluan se e dashura e saj e re është ylli i sportit skocez Jen, një fans postoi: “Kërkimi janë Jen Beattie dhe Amber Gill”.

Nuk është çudi që fansat janë të bindur se Amber dhe Jen janë bashkë.

Dyshja kanë komentuar në faqet e njëra-tjetrës që nga korriku kur Amber postoi një TikTok se si ndihet kur një djalë e komplimenton atë kundrejt një vajze – gjë që Jen u përgjigj shpejt për të postuar dy ’emoji’.

Foto: Reuters

Jen zbuloi kohët e fundit në TikTok se u tregoi prindërve të saj për orientimin e saj si biseksuale në vitin 2009.

Vitin e kaluar, Amber tregoi se si ishte e hapur për të njoftuar vajza.

Ajo iu drejtua seksualitetit të saj duke thënë: “Ndërrimi i ekipit ishte vendimi më i mirë që mora në jetën time. Shikimi i burrave më bën të ndihem e sëmurë. Nuk mund ta përballoja veten përsëri”.

Ajo gjithashtu ka thënë për Closer Magazine: “Unë nuk jam 100 për qind e dhënë pas djemve. Unë u mërzita në atë kohë me djemtë, dhe po, kam dalë me femra, në të kaluarën dhe kohët e fundit poashtu, dhe është e mrekullueshme”.

Foto: Reddit

“Femrat janë të mrekullueshme! Më parë nuk kisha ndërgjegjësim [për seksualitetin tim] dhe tani kam ndërgjegjësim dhe është ashtu siç është, nuk kam tip, më pëlqen ajo që më pëlqen”.

“Unë vazhdoj të takohem me djem, thjesht po them që dal me këdo që dua, kur dua të takohem me ta – nuk është gjë e madhe dhe nuk më pëlqen ta përcaktoj”.

Në korrik 2021, Amber ndau një video virale në TikTok të një gruaje lezbike që transformohej nga një stil “femëror” në “mashkullor”.

Ylli televiziv thjesht e shoqëroi videon me një ’emoji’ me zemër dashurie, gjë që bëri që disa fansa të spekulonin se ajo tërhiqej nga femrat. /Telegrafi/

Jen Beattie
Exit mobile version