Telegrafi

Pas ndarjes nga e dashura, John Stones i shkarkon nga puna familjarët e saj

John Stones (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Futbollisti anglez, John Stones, i ka larguar nga puna pjesëtarët e familjes së ish-të dashurës së tij, Millie Savage.

24-vjeçari u nda nga e dashura e tij në muajin dhjetor dhe u largua nga rezidenca luksoze në Cheshire, ku jetonte bashkë me të.

Ata kanë qenë bashkë për nëntë vite dhe kanë një vajzë 18 muajshe, mirëpo vendosën t’i ndanin rrugët.

Lexo po ashtu Lajmet për John Stones

Ndërsa tash, Mail Online, bën të ditur se mbrojtësi i Manchester Cityt i ka larguar nga puna familjarët e saj, të cilët i kishte punësuar në të kaluarën.

Prindërit e Millie kanë qenë të angazhuar për kryerjen e punëve rreth shtëpisë së tij, derisa vëllai i ish-të dashurës ka punuar si shofer duke vozitur herë Rolls Royce Wraith herë një Range Rover.

John Stones (Foto: Alex Morton/Getty Images/Guliver)

Mirëpo, pasi ka përfunduar lidhja, ata nuk janë më të punësuar te futbollisti. Nëna 51 vjeçare dhe babai 54 vjeçar i Milliet janë paguar nga 2.000 funte në muaj (2.240 euro) për t’u kujdesur për shtëpinë e Stones.

Pas ndarjes nga partnerja e tij, John është vendosur në një banesë me qira në Mançester, ku paguan 6.000 funte në muaj (6.720 euro). /Telegrafi/