Telegrafi

Pas ndarjes nga Cooper, Irina vazhdon me angazhimet profesionale

Irina Shayk (Foto: Anthony Ghnassia/Getty ImagesFor The Kooples/Guliver)

Pas raportimeve për ndarjen e Irina Shayk me Bradley Cooper, modelja e famshme është fotografuar në një sallon bukurie.

Ajo nuk dëshiron që përfundimi i lidhjes katërvjeçare t’ia prishë disponimin, prandaj vendosi t’i përkushtohet vetes dhe dukjes së saj.

Irina Shayk dhe Bradley Cooper (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Edhe pse këto ditë ka qenë kryetemë e mediave rozë për ndarjen nga aktori, bukuroshja kë lënë përshtypjen se nuk shqetësohet edhe aq për këtë gjë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Irina Shayk

E qeshur dhe e disponuar, Irina e ka vizituar një sallon bukurie, ndërsa paparacit e kanë ndjekur për të sjellë imazhe për fansat e saj.

Në ndërkohë, 33-vjeçarja, e cila ka një vajzë me Bradleyn, ka udhëtuar në Islandë për të vazhduar angazhimet e saja profesionale.

Theksojmë se kriza në lidhjen e Shayk dhe Cooper nisi që nga filmi “A Star Is Born”, ku aktori luajti krahas Lady Gagas, ndërsa gjithçka kulmoi me performancën e tyre në Oscar. /Telegrafi/