Telegrafi

Pas ndarjes nga bashkëshortja, Jeff Bezos i lumtur në lidhjen e re

Jeff Bezos dhe MacKenzie Bezos (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos dhe gruaja e tij, MacKenzie, u ndanë muajin e kaluar dhe ranë dakord për një shkurorëzim në vlerë 35 miliardë dollarësh.

Megjithatë, Bezos është duke e shijuar romancën e re me ish-prezantuesen e FOX TV, Lauren Sanchez.

E së fundmi, dyshja është parë në një takim në New York, ndërsa kjo ishte hera e parë që ata dolën së bashku në publik.

 

Të dielën, shefi ekzekutiv i Amazon, 55 vjeç, dhe Sanchez, 49 vjeçe, darkuan me motrën e saj në restorantin e Emily të qytetit të New Yorkut, ku hanin pica dhe hamburgerë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Jeff Bezos

Mediat e huaja thonë se Jeff dhe Lauren tanimë janë fokusuar në fëmijët e tyre gjatë kësaj kohe.

Nga ana tjetër, edhe Sanchez është duke e përfunduar martesën e saj me bashkëshortin, Patric Whitesell pas 13 vitesh. /Telegrafi/