Telegrafi

Leonardo DiCaprio dhe Gigi Hadid shfaqen sërish bashkë

Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio kanë shijuar një darkë së bashku në Milano.

Pavarësisht thashethemeve se DiCaprio dhe Hadid ishin ndarë, duket se dyshja ende po e shohin njëri-tjetrin – të paktën si miq – teksa po shijonin natën në kryeqytetin italian.

Fotot e siguruara nga Page Six tregojnë yllin e “Revenant”, 48 vjeç dhe Hadid, 27 vjeçe, duke u larguar nga Casa Cipriani.

Foto: SplashNews

DiCaprio dhe Hadid thuhet se mbërritën rreth mesnatës me orën lokale dhe u nisën brenda 10 minutash nga njëri-tjetri.

Megjithatë, një burim theksoi se Hadid dhe DiCaprio ishin pjesë e një darke masive në grup që festonte ditëlindjen e Edward Enninful.

Lexo po ashtu Leonardo DiCaprio shijon një natë me prezantuesen Maya Jama

Të pranishmit e tjerë përfshinin Kendall Jenner dhe Dakota Johnson.

Foto: SplashNews

Një burim i dytë tregoi se fituesi i “Oscar” dhe modelja u ulën së bashku në lokalin privat.

“Ata po buzëqeshnin me njëri-tjetrin”, ndan burimi i brendshëm.

Foto: SplashNews

DiCaprio nga ana tjetër pas ndarjes nga Hadid është shoqëruar me disa femra të famshme.

I njëjti së fundmi u takua në pas-ndejën e BAFTAs me prezantuesen Maya Jama. /Telegrafi/