Gigi Hadid dhe Leonardo DiCaprio kanë shijuar një darkë së bashku në Milano.
Pavarësisht thashethemeve se DiCaprio dhe Hadid ishin ndarë, duket se dyshja ende po e shohin njëri-tjetrin – të paktën si miq – teksa po shijonin natën në kryeqytetin italian.
Fotot e siguruara nga Page Six tregojnë yllin e “Revenant”, 48 vjeç dhe Hadid, 27 vjeçe, duke u larguar nga Casa Cipriani.
DiCaprio dhe Hadid thuhet se mbërritën rreth mesnatës me orën lokale dhe u nisën brenda 10 minutash nga njëri-tjetri.
Megjithatë, një burim theksoi se Hadid dhe DiCaprio ishin pjesë e një darke masive në grup që festonte ditëlindjen e Edward Enninful.
Të pranishmit e tjerë përfshinin Kendall Jenner dhe Dakota Johnson.
Një burim i dytë tregoi se fituesi i “Oscar” dhe modelja u ulën së bashku në lokalin privat.
“Ata po buzëqeshnin me njëri-tjetrin”, ndan burimi i brendshëm.
DiCaprio nga ana tjetër pas ndarjes nga Hadid është shoqëruar me disa femra të famshme.
I njëjti së fundmi u takua në pas-ndejën e BAFTAs me prezantuesen Maya Jama. /Telegrafi/