Ata mund të jenë ndarë, por duket se Miley Cyrus dhe Cody Simpson duket se ende mbështesin njëri-tjetrin.
Derisa po kalojnë në ndarjen e tyre, 23-vjeçari ka treguar se nuk ka asnjë urrejtje mes tyre, pasi publikoi këngën e saj të re “Midnight Sky”, shkruan Daily Mail.
“Jam shumë krenar me ty. Urime për personin më special’, ka shkruar ai në mbishkrimin e imazhit.
Cody megjithatë ka qenë duke e shfaqur projektin e ri të saj me 3.9 milionë ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.
Ndërkaq, Miley ishte ajo që e konfirmoi ndarjen nga ai, më pak se një vit që kishin qenë në një lidhje dashurie.
Krijuesja e hitit “Wrecking Ball” gjithashtu kujton se dyshja kanë mbetur miq, pasi njihet për më shumë se një dekadë. /Telegrafi/