Telegrafi

Pas ndarjes, Ariana Grande i kthen ish-të fejuarit unazën 100 mijë dollarëshe

Ariana Grande dhe Pete Davidson tashmë edhe zyrtarisht kanë ndërprerë romancën e tyre.

Këngëtarja amerikane sipas burimeve të revistës TMZ, thonë se ajo ia ka kthyer unazën e fejesës 100 mijë dollarëshe që Pete ia dhuroi në muajin qershor të këtij viti.

Unaza përbëhej nga një diamant tri karat , të cilën artisti e kishte porositur posaçërisht për Arianën.

Ata i dhanë fund fejesës pesë muajshe dhe se gjithçka ndodhi për shkak të vdekjes së ish të dashurit, Mac Miller.

Çifti të shtunën u duk shumë i qetë dhe Ariana shkoi në ‘SNL’ për të mbështetur Pete. Por çdo gjë mori fund të dielën.

Vlen të theksohet se deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka komentuar ende ndarjen e shpejt.

Ndryshe, dyshja po vazhdon jetën duke u marr me projekte të ndryshme artistike të tyre. /Telegrafi/