Site icon Telegrafi

Pas ndarjes, aktorja detyrohet t’ia paguajë borxhet ish-të fejuarit

Lindsay Lohan i ka paguar borxhet e ish-të fejuarit të saj dhe është detyruar ta lëshojë shtëpinë që e kishin marrë me qira së bashku.

Ylli i filmit “The Mean Girls” ka jetuar në Knightsbridge me ish-partnerin Egor Tarabasov, në shtëpinë vlera totale e të cilës është 3.5 milionë funte.

Mirëpo, avokatët e pronarit kanë kërkuar pagesën e borxheve që të mos ngrenë padi.

Prandaj, aktorja është detyruar t’i paguajë borxhet e ish-të fejuarit, i cili kishte ikur nga ajo shtëpi pa paguar asgjë.

Tash, Lindsay jeton në një hotel, ku kushton 400 funte nata – bën të ditur Mail Online. /Telegrafi/

Exit mobile version