Telegrafi

Pas naftës, tregjet financiare dhe bankat drejt kolapsit

Të enjten bursa amerikane “Dow Jones” dhe ajo japoneze “Nasdaq” kanë humbur më shumë se 3 %. Ky dështim është zgjeruar deri ne Azi. Të premten nikeli japonez arriti shifrën 2.01% ndërsa në tregjet kineze në Shangai 5.29%.

Për analistët sanksioni i tregut është për tu habitur. Vlerat e aksioneve janë në nivele të pashënuara këto 20-30 vjet. Në bursë sektori bankar është helmuar.

Te enjten grupi belgo-holandez “Fortis” ka lajmëruar për një plan shpëtimi duke mbledhur 8 miliardë euro. Më vonë banka britanike “Barclays” ka lajmëruar për 6 miliardë euro. Ndërsa banka më e madhe amerikane “Citigroup” ka lajmëruar se do të dështonte sikur të kalonte zhvlerësime të reja të mëdha në tremujorin e dytë.

Por sektori financiar nuk është i vetmi preokupim. Investitorët besojnë se do të infektohet edhe sektori industrial, i cili tashmë ka filluar në sektorët me te ndjeshëm si ai i automobilave. Çmimi i naftës që ka qenë më poshtë se 130 dollarë për fuçi për disa muaj, shënoi një rekord të ri historik më shumë se 140 dollarë për fuçi, por mund të prekë 150-170 dollarë për fuçi përgjatë verës sipas presidentit të Opek-ut.

Tashmë flitet për një rritje të ulët ekonomike, një inflacion të pakontrollueshëm lidhur me flakërimin e arit të zi dhe lëndëve të tjera të para.

Rezerva Federale Amerikane ka vendosur të mbajë të pandryshuar vlerën e interesit 2% në SHBA duke shpresuar ta rimarrë veten në të ardhmen. Për bankën qendrore kjo është e vështirë për tu menaxhuar.

Duke ulur vlerat e interesit rrezikon të gjallërosh rritjen e çmimeve duke degraduar konsumin dhe investimet. Banka Qendrore Evropiane nga ana e saj ka zgjedhur të privilegjojë luftën kundër inflacionit dhe të forcojë politikën monetare të saj në fillim të korrikut. E gjitha kjo i ngjanë 1987 kur bursat u shembën dhe u deshën disa vite që kriza të kalojë. /Telegrafi/