Se situata në Venezuelë është shumë e rëndë e dëshmon fakti se qytetarët janë detyruar të furnizohen me ujë nga kanalizimet, pasi tash e gjashtë ditë është duke mbretëruar kaosi total.
Mungesa e energjisë elektrike në Venezuelë ka shkaktuar probleme të mëdha, edhe pse ky vend njihet për rezervat e mëdha të naftës, transmeton Telegrafi.
Pa energji, pompat nuk mund të punojnë, e kështu banorët kanë mbetur pa ujë të pijshëm, duke u detyruar kështu që me kova dhe shishe të plastikës të furnizohen me “ujë” nëpër kanalizime dhe lumenj.
E si rezultat i këtyre mungesave janë mbyllur biznese të shumta, e spitalet mezi po arrijnë të funksionojnë, kurse transporti publik është pothuajse jofunksional që nga java e kaluar.
Të paktën 17 pacientë kanë vdekur nëpër spitale në mungesë të energjisë dhe barnave të mjaftueshme. E që kur Venezuela është kapluar nga kriza, mbi tre milionë qytetarë janë larguar për në vendet fqinje. /Telegrafi/