Site icon Telegrafi

Pas muajsh shëtitje me jaht nëpër brigjet e Evropës, Leonardo DiCaprio i rikthehet biçikletës në rutinën e tij në New York

Leonardo DiCaprio bëri një ndryshim befasues të ritmit duke iu rikthyer fitnesit në New York këtë javë, pasi udhëtoi për një muaj në një jaht luksoz nëpër Evropë.

Muajin e kaluar, ylli 48-vjeçar i filmit kishte zënë titujt kryesorë të mediave me një shfaqje publike të dashurisë gjatë një nate në Ibiza, ku po puthte modelen italiane 25-vjeçare Vittoria Ceretti teksa kërcente në një klub nate, shkruan DailyMail.

Por, kur ai u pa në New York City të premten, ylli që pëlqen shumë jahtet u fotografua duke dalë për një xhiro modeste me biçikletë me miqtë e tij.

Pas ajrit të pastër dhe ushtrimeve grupi u pa duke ecur në hotelin “Mark” në New York, një vend sinonim i mbledhjeve të të famshmëve, i cili njëherësh është vendi ku Meghan Markle organizoi festën ‘baby-shower’ të djalit të saj.

Lexo po ashtu Leonardo DiCaprio fotografohet sërish me bukuroshen Neelam Gill në jahtin super luksoz brigjeve të Italisë

Gjatë daljes së tij të fundit në New York, Leo u pa me një veshje verore, këmishë të bardhë polo, pantallona blu dhe një palë atlete.

Për rrezet e shtatorit vendosi një palë syze dielli që shkëlqenin dhe gjithashtu një kapele bejsbolli.

Javët e fundit, Mark ka qenë në krye të lajmeve për akuzat se minjtë janë parë në restorantin e tij elegant “Caviar Kaspia”.

Muajin e kaluar, një nënë dhe një vajzë që po hanin drekë në “The Mark” panë dy brejtës të mëdhenj që silleshin nën një tavolinë vetëm disa metra larg tyre, thanë ato për DailyMail.

Lexo po ashtu Leonardo DiCaprio shihet me një tjetër vajzë misterioze në një jaht në bregdet

Ato po hanin një drekë prej 500 dollarësh në restorantin “Caviar Kaspia” në atë kohë, i cili njihet për gatime të specializuara e luksoze dhe paguan për një patate të pjekur e të mbushur 1,100 dollarë.

“Ne ishim në zonën e përparme, dhe unë kërceva. Aty ishin edhe dy gra të tjera të ulura në një tavolinë tjetër, të cilat ishin po aq të tmerruara”, tha njëra nga gratë, e cila dëshironte të mbetej anonime.

“Teksa unë po nxirrja telefonin për të bërë një fotografi, kamarieri po qëndronte para meje para se ta bëja, duke shpjeguar: ‘Oh, e di, është një problem në New York’, na vjen shumë keq”.

Restoranti i tmerruar pretendon se hoteli do të hiqte ëmbëlsirën nga fatura e tyre e madhe si kërkimfalje për tronditje të stomakut. /Telegrafi/

Exit mobile version