Pas stuhisë që goditi Shkupin, kryetarja Danella Arsovska ka thirrë mbledhje urgjente të Shtabit të Krizave, ka njoftuar Bashkia e Shkupit.
Stuhia e përcjellë me shi të rrëmbyeshëm, breshër, bubullima dhe erë që goditi Shkupin pasditen e sotme, shkaktoi përmbytje të rrugëve, nënkalimeve, shtëpive dhe oborreve. Ka edhe pemë dhe degë të thyera. Shiu i dendur dhe qyteti e bëjnë të vështirë lëvizjen në rrugët të cilët janë nën ujë.
QKM informon se nga stuhia pasditen e sotme përveç Shkupit janë përfshirë edhe Shtipi, Velesi, Demir Hisari, Shën Nikolla.
DPHM njofton se moti i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë do të vazhdojë deri të premten. /Telegrafi/