Telegrafi

Pas Mosulit, ku shkon ISIS-i?

Të dielën e kësaj jave, kryeministri irakian Haider al-Abadi shpalli qytetin e Mosulit të lirë nga shteti islamik ISIS, duke i përgëzuar trupat dhe duke i quajtur heronj.

Edhe pse qytet i lirë tashmë, mediat vendase bënë të ditur që ende kishte forca të ISIS në disa lagje të qytetit. Por cili është hapi i radhës i Shtetit Islamik?

ISIS kishte pushtuar qytetin e Mosulit në qershor të vitit 2014, dhe që atëherë populli aty kishte përjetuar terrore nga më të mëdhatë. Siç duket Shteti Islamik është bërë gati që nga fillimi për sulmin e forcave të ushtrisë irakiane, prandaj kjo betejë e humbur nuk i zuri ata të papërgatitur.

Edhe pse të rrënuar nga sulmet e ushtrisë irakiane, ISIS thonë se Mosuli është thjesht një betejë e humbur, mirëpo luftën nuk do ta ndalin, shkruan CNN.

Para se të vritej zëdhënësi i ISIS, Abu Mohammed al-Adnani, kishte thënë se asgjë nuk do ta ndalte të ashtuquajturin shtet islamik nga dëshira për luftë dhe nga fitorja.

Edhe pse territori tyre është zvogëluar në masë të madhe, ideologjia e tyre ende vazhdon të jetë e gjallë dhe kanë ende shumë ndjekës të cilët iu besojnë verbërisht.

Zyrtarë amerikan bëjnë të ditur se figura të larta të ISIS-it gjenden në lëndinat e Eufratit në lindje të Sirisë, vendi i fundit ku grupi është i spikatur.