Site icon Telegrafi

Pas mosmarrëveshjeve rreth tokës, një burrë në Itali vret vëllanë, gruan dhe dy fëmijët e tij – pastaj edhe veten

Dy fëmijë të moshës 11 dhe 15 vjeç ishin në mesin e katër personave të vrarë në qytetin sicilian Licata të mërkurën, ndërsa një burrë “shfarosi” familjen e vëllait të tij, kanë thënë burime për agjencinë e lajmeve ANSA.

Sipas mediumit në fjalë, Angelo Tardino, 48 vjeç, tentoi më pas vetëvrasjen ndërsa ishte në telefon me policinë e Karabinierëve pasi vrau vëllain, kunatën dhe dy fëmijët e tyre, përcjell Telegrafi.

Karabinierët arritën ta kontaktojnë atë përmes telefonit dhe po përpiqeshin ta bindnin të dorëzohej kur dëgjuan një të shtënë dhe kuptuan se ai kishte tentuar vetëvrasjen, thanë burimet.

Policia e Karabinierëve fillimisht mendoi se Tardino kishte vdekur, por më pas vuri re se ai po merrte ende frymë kur shkuan tek ai.

Ai u dërgua në spitalin Sant’Elia të Caltanissetta në një gjendje kritike dhe vdiq pak pasi mbërriti.

Sipas një rikonstruksioni fillestar nga karabinierët, bazuar në dëshmitë e disa fqinjëve, deri te masakra ka mundur të vije nga një mosmarrëveshje familjare për arsye interesi që lidhen me ndarjen e disa tokave bujqësore. /Telegrafi/

Exit mobile version