Dy gazetarë rusë po diskutonin në një emision për stalinizmin, por mospajtimet mes tyre ishin aq të ashpra sa që në një moment situata doli nga kontrolli dhe ata filluan të shkëmbejnë grushta.
Maksim Shevçenko, 51-vjeç, dhe Nikolai Svanjidze, 62, po diskutonin rreth asaj nëse stalinizmi mund të konsiderohet sëmundje, transmeton Telegrafi.
Në një moment, Svanjizde i njohur për qëndrimet e tij liberale, deklaroi se gjatë Luftës së Dytë Botërore, Stalini kishte shkaktuar katastrofën në Bashkimin Sovjetik, derisa bashkëbiseduesin e quajti “të çmendur”.
Ndërkaq Shevçenko, i dhënë pas komunizmit, ka deklaruar se bashkëbiseduesi është një demagog i papërmirësueshëm, të cilin e akuzoi se fyen ushtarët sovjetik që kanë vdekur në luftën kundër nazizmit.
Në një moment, Svanjidze i afrohen Shevçenkos dhe e godet në kokë. Ndërkaq prezantuesja u bërtiti që të ndalen, dhe menjëherë i dolën në ndihmë gazetarët e deskut që u munduan t’i qetësojnë mysafirët.
Rrahja fillon në minutën e 52 të videos së publikuar më poshtë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Fd0skGc9dp4