Një i ri në Prishtinë, të premten në mbrëmje ka thyer xhamat e një lokali, që është pronë e babait të tij.
Deri te incidenti ka ardhur pas një mosmarrëveshjeje që i dyshuari kishte pasur me prindërit e tij, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
I njëjti më pas është arrestuar dhe me vendin të prokurorit është liruar për në procedurë të rregullt.