Dashuria e tyre u bë publike gjatë kësaj javës.
Lajmi se Morena Taraku ka një të dashur pushtoi mediat rozë shqiptare.
Këngëtarja është në lidhje me Sasha Sobhanin, iranianin miliarder, i cili ka rënë kokë e këmbë në dashuri me bukuroshen shqiptare.
Taraku para pak ditësh, stampoi në trupin e saj emrin Sasha, e edhe ai nuk ka vonuar e në trup e ka shkruar emrin e Morenës.
Tatuazhin me emrin e të dashurës, Sasha e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Që të dy ata, e kanë bërë tatuazh emrin e njëri tjetrit në dorë. /Prive.al/