Telegrafi

Pas Monchit, edhe Overmars refuzon postin e drejtorit sportiv të Arsenalit

Marc Overmars (Foto by Handout/UEFA via Getty Images/Guliver)

Ish-sulmuesi holandez, Marc Overmars ka refuzuar të shërbejë si drejtor sportiv në Arsenal.

Holandezi vendosi që të zgjasë kontratën me Ajaxin për pesë vjet, që do të thotë se do të qëndrojë në “Arena të Amsterdamit” deri në qershor të vitit 2024.

Overmars ishte kandidati i parë që të marrë përsipër këtë detyrë te londinezët, por mendon se ka një të ardhme te Ajaxi.

Marc Overmars (Foto by David Ramos/Getty Images/Guliver)

Arsenal ka kërkuar një drejtues sportiv që nga fillimi i shkurtit kur Sven Misintat u largua nga kolltuk i drejtorit.

Gjermania ishte vetëm 14 muaj në atë pozitë pasi fitoi reputacion për punë të shkëlqyeshme në Borussia nga Dortmundi.

Ndryshe, kandidati i parë për postin e drejtorit ishte Monchi, por vendosi të kthehej në Sevilla pas përfundimit të bashkëpunimit me romakët. /Telegrafi/