Site icon Telegrafi

Pas miratimit të ligjit të ri në Teksas që ndalon abortin pas javës së gjashtë, guvernatori pyetet nëse gratë e përdhunuara duhet të lindin

Guvernatori i Teksasit, Gregg Abbott, të martën mbrojti ligjin e ri por paksa kontrovers me të cilin ndalohet abortimi pas javës së gjashtë të shtatzënisë, dhe kjo nënkupton në të gjitha rastet.

E përjashtim bëhet vetëm kur personeli mjekësor vlerëson se ka komplikime dhe rrezikohet jeta e nënës, transmeton Telegrafi.

Nga kjo ndalesë nuk janë përjashtuar as edhe ato gra që kanë mbetur shtatzënë si pasojë e përdhunimeve apo incestit.

Duke u bazuar në statistika, 85 deri në 90 për qind të rasteve të abortit në Teksas kryhen pas javës së gjashtë të shtatzënisë, e shumica e femrave në Teksas për çfarëdo arsye ta kenë bërë më parë, këtë nuk do të mund ta bëjnë në të ardhmen.

Por pyetjes së një gazetare për ligjin e ri se pse ai nuk përjashton viktimat e përdhunimit dhe incestit, Abbott i është përgjigjur duke thënë se “ligji nuk e kërkon këtë fare” pasi që “parasheh që të paktën brenda gjashtë jave femra mund të kryej abortin”.

Megjithatë siç raporton The Forbes, gjashtë javë llogaritet nga cikli i fundit menstrual. E duke marrë parasysh se nevojiten disa javë që një femër ta kuptoj që është shtatzënë, lë shumë për të dëshiruar përgjigja e Abbottit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version