Shitja e Gonzalo Higuainit ka mërzitur të gjithë, por nga ana tjetër ka mbushur arkën e Napolit.
Pasi zyrtarizoi blerjen e sulmuesit polak Arkadiusz Milik nga Ajaksi, Napoli ka mbyllur sot edhe blerjen e mesfushorit Piotr Zielinski nga Udinese (e donin edhe Milani e Liverpuli).
https://www.youtube.com/watch?v=njleHSR7xb4
Një mesfushor mjaft cilësor, i cili luajti edhe në Euro 2016, 22-vjeçari vjen nga një sezon fantastik me Empolin, ku ishte huazuar nga Udinese, që tashmë do të marrë 15 milionë euro, plus mesfushorin kolumbian Zuniga, i cili do të transferohet tek Wotfordi, klub që zotërohet nga familja Poco, që zotëron edhe Udinesen.
Ndërkaq, në ditët në vazhdim Napoli pritet të zyrtarizojë edhe mesfushorin Marko Rog, transmeton Sportal.al.
Vetëm 21 vjeç, Rog është një nga zbulimet e Dinamos së Zagrebit dhe luajti edhe në Evropian me Kroacinë, ndërsa tani është praktikisht i Napolit, që do të paguajë, 13 milionë euro, që mund të shkojnë deri në 17.5 milionë, me bonuse.