Site icon Telegrafi

Pas Messit, edhe Alexis Sanchez në bankën e akuzuarit për evazion fiskal!

Alexis Sanchez ka probleme ligjore në shtetin spanjoll.

Sulmuesi i Arsenalit po akuzohet se i ka ikur pagesës së taksave me vlerë rreth një milion.

Gazeta spanjolle El Periodico raporton se kiliani 27-vjeçar po përballet me procedurat penale pas dështimit për të paguar taksat gjatë vitit 2012 dhe 2013 kur ishte duke luajtur për Barcelonën.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Alexis Sanchez

Alexis thuhet se të drejtat e imazhit ia ka bartur një kompanie të quajtur Numidia Trading, transmeton Telegrafi.

Në vitin 2011, Alexis kishte nënshkruar një kontratë me Barcelonën, ku deklaroi se ishte personalisht pronar i të drejtave të imazhit.

Megjithatë, prokurorët pohojnë se Numidia është një kompani që lehtëson evazionin fiskal dhe se këtë e shfrytëzon Alexis.

Alexis nuk është lojtari i parë i lidhur me Barcelonën që po akuzohet për një krim të tillë. Lionel Messi, Javier Mascherano, Samuel Eto’o dhe Adriano janë akuzuar në të kaluarën për evazion fiskal. /Telegrafi/

Exit mobile version