Telegrafi

Pas mesazhit për vetëvrasje, Pete refuzon të takojë Arianën

Ariana Grande i ka dhënë fund javë më parë lidhjes dhe fejesës me Pete Davidson.

Ky i fundit është akuzuar nga fansat e këngëtares se është shkaktar i vetëvrasjes së ish të dashurës së këngëtares, reperit Mac Miller.

Edhe Davidson ka paralajmëruar tërthorazi se do të kryen vetëvrasje pasi që duket se nuk po mund ta përballon ndarjen nga zeshkania.

Pete dhe Ariana

“Nuk dua të jetoj më. Po përpiqem shumë, por s’e di sa mund të rezistoj. Thjesht kam dashur të ndihmoj të tjerët. Kini parasysh që ju paralajmërova”

Më pas e ka fshirë këtë mesazh, por këngëtarja ka qenë në merak dhe ka vendosur të shkojë ta vizitojë në shtëpinë e tij.

Lexo po ashtu Ariana Grande i kushtoi këngë ish të dashurve: Ideja ishte e Njomzës

Por, Ariana nuk ka mundur ta takon ish të dashurin pasi që ky i fundit u kishte kërkuar sigurimit të ndërtesës që të mos e lejonin të futej brenda.

Ndryshe, Grande është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/