Telegrafi

Pas mbulimit të shtatores së Skënderbeut, reagon pasardhësja e tij (Foto)

Ditëve të fundit kanë qarkulluar lajme në media se shtatorja e Skënderbeut në qendër të Tiranës ka qenë e mbuluar.

E gjitha kjo u mendua se ndodhi për shkak se në atë shesh është mbajtur ceremonia e Kurban Bajramit.

Kanë mjaftuar pak orë që kjo ngjarje të bëhet ndër më të diskutuarat në media, duke ngjallur edhe shumë reagime.

Lexo po ashtu Pamje që tregojnë se lajmi për mbulimin e Skënderbeut në Tiranë ishte një spekulim! (Video)

Një ndër ta është edhe stërmbesa e tij, Sophie Castriota, e cila ka publikuar një fotografi të mbulimit të shtatores në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

“Çfarë po ndodh??? Me të vërtetë? …”(sic.), ka shkruar ajo me habi në mbishkrimin e fotografisë.

Pikëpyetjeve të saj dhe të saj dhe të shumë shqiptarëve nuk ka munduar akoma t’u jap askush përgjigje, megjithatë dyshohet edhe që një ngjarje e tillë mund të ketë qenë thjeshtë spekulim. /Telegrafi/