Ditëve të fundit kanë qarkulluar lajme në media se shtatorja e Skënderbeut në qendër të Tiranës ka qenë e mbuluar.
E gjitha kjo u mendua se ndodhi për shkak se në atë shesh është mbajtur ceremonia e Kurban Bajramit.
Kanë mjaftuar pak orë që kjo ngjarje të bëhet ndër më të diskutuarat në media, duke ngjallur edhe shumë reagime.
Një ndër ta është edhe stërmbesa e tij, Sophie Castriota, e cila ka publikuar një fotografi të mbulimit të shtatores në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
“Çfarë po ndodh??? Me të vërtetë? …”(sic.), ka shkruar ajo me habi në mbishkrimin e fotografisë.
Pikëpyetjeve të saj dhe të saj dhe të shumë shqiptarëve nuk ka munduar akoma t’u jap askush përgjigje, megjithatë dyshohet edhe që një ngjarje e tillë mund të ketë qenë thjeshtë spekulim. /Telegrafi/