Pas dështimit të mbledhjes së qeverisë ku në rend dite ishte procedimi për në Kuvend i marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri njëherësh edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka mbledhur urgjent kryesinë e partisë së tij.
Mbledhja është mbajtur në selinë e LDK-së në Prishtinë, ku pas përfundimit të saj Isa Mustafa dhe shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie Ismet Beqiri janë parë të buzëqeshur tek sa kanë dalë nga selia e LDK-së.
Siç duket mbledhja urgjente ka shkuar mirë duke marrë parasysh disponimin e vetë kryetarit Mustafa dhe anëtarëve tjerë ./Telegrafi/