Elvis Pupa është një ndër aktoret më të mirë të humorit shqiptarë.
Ai njihet për rolet e shumta sidomos të paraqitjes në rolin e një romi në shoun televiziv “Portokalli”.
Por, muajt e fundit aktori po qëndron përtej oqeanit Atlantik, ku ka pësuar edhe disa ndryshime në stilin e jetës.
Në fakt, artistin jemi mësuar ta shohim paksa tullac, por që tash e tutje do ta shohim me shumë flokë.
Duket se Pupa gjatë qëndrimit në SHBA ka mbjellë flokët dhe këtë gjë e ka treguar përmes rrjeteve sociale me anë të një fotografie.
“Ju përshëndes me flokët e reja. Kaq leshra s’kam pasur kurrë në jetë. Edhe kur isha fëmijë, më mbaronte balli 6 minuta pasi kaloje vetullat”, ka shkruar ai në Ilogarinë personale në Instagram. /Telegrafi/