Telegrafi

Pas mbidozës që pësoi, Demi Lovato pranon të shkojë në rehabilitim

Demi Lovato (Foto: Getty Images)

Këngëtarja Demi Lovato do të shkojë drejt rehabilitimit pasi ajo të lirohet nga spitali.

Javën e kaluar, këngëtarja 25-vjeçare e hitit “Skyscraper” u mor nga ambulanca në Cedars Sinai Medical Center në Los Anxheles pas një mbidozë të dukshme.

Demi Lovato (Foto: Getty Images)

Lovato, e cila vuante nga nauzeja ekstreme dhe ethet e larta më parë qëndroi për më shumë se një javë në trajtim intenziv në spital.

Ajo pritet të lirohet nga spitali në ditët në vijim.

“Demi e ka kaluar krizën e saj më të madhe dhe po bëhet më mirë” thotë një burim E! News.

Foto: Getty Images

“Ajo do të lirohet në ditët e ardhshme dhe ajo ka pranuar që të shkojë në rehabilitim. Ajo po fillon të kuptojë ashpërsinë e saj pas asaj që ndodhi, ku pothuajse vdiq”, thotë më tej ky burim.

Demi Lovato është njëra prej këngëtareve më të dashura në të gjithë botën, dhe qysh me tu keqësuar gjendja e saj, mijëra fansa e fytyra publike shprehën solidarizimin me të, duke i uruar shërim të shpejtë. /Telegrafi/

Foto: Getty Images