Pas angazhimeve disa mujore me Big Brother VIP, prezantuesja e njohur, Arbana Osmani, po shijon disa ditë pushimesh.
Ajo ka nisur zgjedhur një destinacion luksoz, ishujt Maldive, për pushimet e radhës me bashkëshortin dhe dy fëmijët.
Pushimet e moderatores vijnë pak ditë pas atyre me stafin e BB VIP në Paris, Francë.
Në natën finale të spektaklit, ajo bëri me dije se është shtatzënë me fëmijën e tretë.
Ndonëse, 38-vjeçarja akoma nuk ka zbuluar gjininë e fëmijës, nëse është në pritje të një djali apo vajze.
Arbana ndërkohë është nënë e dy djemve, njërin prej të cilëve e ndan me ish-bashkëshortin Ardit Kero.
Sa i përket formatit të suksesshëm televiziv, Big Brother VIP 2 pritet të nisë në fund të dhjetorit të vitit 2022. /Telegrafi/