Këngëtari i njohur nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ditën e djeshme ka bërë thirrje për protestë para objektit të Ministrisë së Shëndetësisë në Prishtinë.
Kjo për shkak se sipas MSH-së, dasmat dhe mbrëmjet muzikore nuk janë te lejuara të mbahen akoma si pasojë e COVID-19.
Labi, i cili po shijon disa ditë në Ulqin, së fundmi publikoi një video në Instagram ku tregoi se maturantët atje janë duke e festuar maturën, teksa inkurajoi të rinjët në Kosovë të dalin dhe t’i mbrojnë të drejtat e tyre.
Në mesin e shumë gjërave, këngëtari shqiptar premton se do të këndojë falas në të gjitha maturat në Kosovë.
Ky është postimi i plotë i Labit:
“Ju lutem uroni dhe shikoni të rinjët e Ulqinit duke festuar maturën. Maturantë të dashur, dilni edhe ju për të drejtat e juaja dhe shijojeni maturën se nuk është luftë, së paku në parkun e qytetit dhe jam në gjendje në të gjitha maturat në Kosovë të këndojë pa para, sikurse në disa matura që kam kënduar pa para.
Kërkoni për jetën e juaj se askush nuk po ju mbron nga ligësitë e atyre që shesin kokainë nëpër shkollat e juaja. Rininë tonë vetëm se janë duke e shkatërruar se perspektivë zero. Nuk ka virus së paku te ne.
U gëzova kur pash maturantët sot në Ulqin duke festuar dhe për një moment më dulen lotët, për shkak se edhe djali im dhe gjenerata e tij , shokë e shoqe nuk po e festojnë maturën si unë në kohen e luftës që nuk e festova me shokë!
Zoti ju bekoftë por mbi të gjitha do jem zëri juaj dhe i çdo qenie njerëzore në vendin tone pa dallime partiake. Labi-FKSH”.
Ndërkohë, Tahiri bëri të ditur se sot kthehet në Kosovë pasi nesër do jetë i pranishëm në protestë. /Telegrafi/