Burak Ozcivit e ka kurorëzuar me dashuri lidhjen e tij disavjeçare me partneren Fahriye Evcen.
Në një ceremoni të organizuar në një vilë në Stamboll, ku ishin të pranishëm shumë miq e familjarë, çifti i tha ‘PO’ njëri-tjetrit.
Dhe për ta treguar lumturinë, aktori e ka publikuar një fotografi nga dasma, ku shfaqet i lumtur me gruan e tij, derisa në përshkrim ka shkruar vetëm një zemër.
Edhe e fejuara e ‘Kemalit’ e ka publikuar një imazh nga dasma të shoqëruar me një përshkrim ku e quan burrin e saj: “Heroi im, bota ime…”.
Kujtojmë që Ozcivit popullaritetin më të madh e arriti me pjesëmarrjen në serialin për sulltan Sulejmanin, “Muhtesem Yuzyil”.
Ndërkaq, suksesi e ndoqi me rolin kryesor, atë të Kemalit, në serinë televizive “Kara Sevda”. /Telegrafi/