Heidi Klum është duke e shijuar jetën si e porsamartuar.
Supermodelja, e cila së fundmi u martua me muzikantin Kaulitza, ndau një fotografi nudo bardh e zi të dielën në Instagram, shkruan People transmeton Telegrafi.
Në foto, Klum, 49 vjeçe, mbante një peshqir pikërisht poshtë gjoksit, me flokët e saj të gjatë bjonde, teksa mbi fytyrë i kalon një ylber.
“E tëra që shoh është uji”, është përshkrimi që ia ka vënë imazhit, duke përfshirë edhe disa ‘emoji’ të ndryshme.
Çifti u martuan në fillim të këtij muaji për herë të dytë, ceremonia e të cilëve u zhvillua në jahtin luksoz në Capri, gjashtë muaj pas ceremonisë së fshehtë në Los Angeles.
Pjesëmarrës në këtë dasmë ishin edhe katër fëmijët e modeles: Helene, 15 vjeç, Henry, 14 vjeç, Johan, 12 vjeç dhe Lou, nëntë. /Telegrafi/