Telegrafi

Pas marrëdhënies treshe, modelja tregon për lidhjen me një transeksual – ndërsa ky është mashkulli i moshuar për të cilin fantazon! (Foto)

Amber Rose gjithmonë ka qenë e hapur për lidhjet e saja në të kaluarën, disa prej të cilave kanë qenë edhe të çuditshme.

Këtë herë, ajo ka treguar se ka pasur lidhje edhe me një mashkull transeksual, raporton Telegrafi.

Modelja joshet edhe nga ‘femrat mashkullore’.

Modelja 33-vjeçare ka treguar se kishte pasur romancë me një person që kishte lindur femër, por kur është rritur e ka ndërruar gjininë dhe është bërë mashkull.

“Femrat që më pëlqejnë janë vërtet mashkullore… Prandaj më pëlqente shumë ajo femër mashkullore. Kam dalë me një transeskual. Më dukej atraktive”, ka treguar Amber.

Billy Bob Thornton është pjesë e fantazisë seksuale të Amber Rose.

Ajo ka treguar po ashtu se e joshin meshkujt e pistë dhe që janë në moshë. Prej tyre e ka përmendur aktorin 61 vjeçar, Billy Bob Thornton, i cili në të kaluarën ka qenë i martuar me Angelina Jolien.

Lexo po ashtu Amber Rose flet për përvojën në ‘treshe’ dhe se a do ta bënte prapë (Foto)

Rose ka folur shpesh për përvojat seksuale. Ajo ka treguar se ka pasur edhe marrëdhënie treshe në të kaluarën. /Telegrafi/