Telegrafi

Pas Marinës, mbulohet edhe Luana! (Foto)

Prezantuesja dhe këngëtarja Luana Vjollca ka udhëtuar së fundmi drej Turqisë, ku është duke kaluar disa ditë pushimi në qytetin e Stambollit.

Ajo ka treguar përmes rrjeteve sociale se ka vizituar shumë vende të këtij qyteti, të cilat i kanë lënë mbresa këngëtares.

Luana Vjollca në Stamboll. Foto nga Instagram.

Luana gjithashtu ka vizituar edhe të famshmen “Xhaminë e Kaltër”, e cila është njëkohësisht një nga xhamitë më të vjetra, dhe më të mëdha në Stamboll.

Gjatë vizitës në këtë vend Luana është mbuluar me shami, gjersa të njejtën gjë ka bërë edhe motra e saj e madhe Marina, muaj më parë.

Lexo po ashtu Mbulohet Marina Vjollca! (Foto)

Kujtojmë që Marina ishte në Stamboll bashkë me të dashurin e saj Getin para disa muajsh, gjersa një pikëpyetje e madhe është ngritur nga fansat, se me kë ndodhet Luana atje? /Telegrafi/