Telegrafi

Pas Marchisios, Juve edhe pa një superyll kundër Bayernit

Nuk kanë fund lajmet e këqija për Juventusin.

Bardhezinjtë kanë kumtuar përmes ueb-faqes zyrtare se pas Claduio Marchisios edhe Pablo Dybala do të mungojë kundër Bayern Munichut.

“Paulo Dybala dhe Claudio Marchisio nuk do të jenë në dispozicion të skuadrës për ndeshjen e radhës në Allianz Arena. Dybala ka përfunduar para kohe stërvitjet, ndërkohë që ekzaminimet mjekësore kanë përjashtuar mundësinë e një dëmtimi muskulor. Kondicioni i tij do të shihet në ditët në vijim për sfidën ndaj Torinos.

Marchisio ndërkohë ka pasur dje një problem në pulpën e majtë që do ta mbajë jashtë fushave për rreth 20 ditë”, shkruhet në njoftimin zyrtar të “Zonjës”.

Kujtojmë se në takimin e parë në Torino, Juve dhe Bayern kishin barazuar 2:2, ndërsa nesër pritet ta zhvillojnë ndeshjen e dytë në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

PO ASHTU LEXONI: Juve pa Machision kundër Bayernit