Telegrafi

Pas Lunaçek, ky është raportuesi i ri për Kosovën (Foto)

Eurodeputetja Ulrike Lunaçek, po përfundon misionin e saj si raportuese e posaçme për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Ajo sot ka mbajtur takim lamtumirës në postin e deritanishëm, me Presidentin e vendit Hashim Thaçin ndërsa Klan Kosova mëson se pjesë e këtij takimi ishte edhe pasuesi i saj, raportuesi i ri për Kosovën, Igor Šoltes.

Meqë Ulrike Lunaçek përfundon mandatin e saj, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian është zgjedhur politikani dhe avokati slloven, Igor Šoltes, njofton Klan Kosova.

Tashmë eurodeputeti, Šoltes nga 2004 deri në 2013 shërbeu si President i Gjykatës së Auditorëve të Sllovenisë.  Në 2008 mori doktoraturë në Fakultetin e Studimeve Sociale në Universitetin e Lubjanës.

Po ashtu ai shihej si një kandidat i mundshëm për Ministrinë e Shëndetësisë megjithatë, raportohet se vendosi të refuzojë ofertën për këtë post.

Ndërsa në 2014, Šoltes fitoi 10.45% të votave duke siguruar për herë të parë një vend si një deputet në Parlamentin Evropian.