Telegrafi

Pas Lukakut, edhe Hakimi ia dedikoi festën e golit Eriksenit

Achraf Hakimi ia ka dedikuar festën e golit të tij ndaj Burkina Fasos, bashkëlojtarit të tij te Interi, Christian Eriksen.

Eriksen shtangu botën e futbollit pasi u rrëzua pa ndjenja në fushë gjatë ndeshjes së Danimarkës ndaj Finlandës.

Kapiteni danez kishte një sulm të zemër dhe vetëm pas disa minutave intervenim mjekësor urgjent, Eriksen u këndell paksa dhe u nis për në spital.

Lexo po ashtu Momente ankthi në ndeshjen Danimarkë-Finlandë, Eriksen bie në tokë pa ndjenja

Gjendja e tij preku të gjithë, por në veçanti bashkëlojtarët e tij te kombëtarja dhe ata të Interit.

Kjo pasi Romelu Lukaku ia dedikoi festën e golit danezit, pasi shënoi në fitoren e Belgjikës ndaj Rusisë.

Lexo po ashtu Lukaku shënon ndaj Rusisë, golin ia dedikon Eriksenit

Lukaku nuk ishte i vetmi, pasi një gjë të tillë e bëri edhe Hakimi.

Hakimi gjithashtu ia dedikoi golin e tij në ndeshjen e Marokut ndaj Burkina Fasos. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >