Telegrafi

Pas luftimeve të ashpra mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, kryeministri Pashinyan bisedon me Blinken e Macron

Kryeministri armen Nikol Pashinyan ka biseduar në telefon me Sekretarin amerikan Antony Blinken, presidentin francez Emmanuel Macron dhe atë rus Vladimir Putin, të cilët i luti të “reagojnë ndaj agresionit të Azerbajxhanit”, kanë bërë të ditur sot nga Jerevani.

Kujtojmë që në orët e para të mëngjesit shpërtheu lufta mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, pas pothuajse dy viteve armëpushim mes këtyre dy vendeve, transmeton Telegrafi.

E Pashinyan reagoi menjëherë duke kërkuar ndihmën e “faktorit ndërkombëtar”, pasi që luftimet shpërthyen përgjatë vijës kufitare që ndanë Armeninë dhe Azerbajxhanit.

Lexo po ashtu Rikthehet lufta, Azerbajxhani dhe Armenia vazhdojnë arkëtimet dhe granatimet – sulmohen qytetet dhe fshatrat me dronët Bayraktar

Ministria armene e Mbrojtjes, ka njoftuar se Moska dhe Jerevani janë pajtuar të ndërmarrin masat për “qetësimin e situatës” përgjatë kufirit Armeni-Azarbajxhan.

Luftimet përgjatë kufirit janë duke vazhduar edhe në këto momente, ku forcat e azere me ndihmën e topave dhe fluturakeve pa pilot kanë kryer sulme në territorin armen.

Këto pretendime i ka mbështetur edhe Jerevani, derisa azerët kanë akuzuar fqinjët e tyre se kanë nxitur konfliktin dhe si kundërpërgjigje ka reaguar ushtria azere. /Telegrafi/