Site icon Telegrafi

Pas luftës së gjatë me sëmundjen Lyme, Lavigne i kthehet muzikës

Këngëtarja e popullarizuar kanadeze, Avril Lavigne, ka paralajmëruar kthimin në skenën muzikore, pas luftës së gjatë me sëmundjen Lyme.

“Dua t’i falënderoj të gjithë për durimin derisa po punoj në albumin e ri. Ka qenë një rikuperim i gjatë dhe dua të jem e sigurt që të mbarojë për ju”, ka shkruar Lavigne në Tëitter.

Ky do të jetë albumi i gjashtë i këngëtares, e cila mezi pret që këngët e reja t’i publikojë për fansat e saj.

“Premtoj se do të lansohen sa më shpejtë që është e mundur”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu Rikthehet teoria konspirative: Avril Lavigne ka vdekur në vitin 2003, ajo që paraqitet si këngëtarja quhet Melissa Vandella (Foto/Video)

Albumi i fundit i Lavigne është publikuar në vitin 2013, ndërsa menjëherë pas u diagnostikua me sëmundjen Lyme. Për shkak të problemeve shëndetësore, ajo u tërhoq nga muzika.

Për pesë muaj ka qëndruar shtrirë në shtrat dhe mjekëve iu është dashur kohë që ta zbulojnë sëmundjen, ndërsa shërimi ka qenë afatgjatë. /Telegrafi/

Exit mobile version