Mediat amerikane raportojnë se Donald Trump, ishte duke luajtur golf kur mësoi se rivali Joe Biden kishte shpallur fitoren ndaj tij në zgjedhjet presidenciale.
Ai kishte shkuar për t’u argëtuar në Virginia, ku vazhdimisht ndjek kursin e golfit. E pamjet amatore shfaqin momentin kur bashkëpunëtorët i tregojnë se Biden tashmë ka fituar zgjedhjet presidenciale, transmeton Telegrafi.
E pak minuta më parë ai është fotografuar duke hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Autokolona e veturave të blinduara po e shoqëronin “Bishën” brenda të cilës gjendej Trump.
Mirëpo tani po presin të gjithë reagimin e tij, në kohën kur në të gjitha qytetet e mëdha në SHBA po festojnë fitoren e Joe Bidenit, i cili në administratën e Barack Obamës kishte shërbyer si zëvendëspresident. /Telegrafi/
Pictures capture Donald Trump at his golf course in Virginia, as Joe Biden projected to become the next US presidenthttps://t.co/fVQ13KG8wT pic.twitter.com/QiJ6f7se7m
— BBC News (World) (@BBCWorld) November 7, 2020
Trump golfing when the AP calls it is fitting running for Pres he said “he won’t have time to golf.” Since in office he’s golfed 283 times costing taxpayers $142M
pic.twitter.com/qEnMMmmW1l— El Angelino | FreePalestine 🇵🇸 (@el_angelin0) November 7, 2020