Telegrafi

Pas lirimit të Ramushit, Dauti ka një dedikim për dëshmorët (Foto)

Vëllai i ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinajt, Dauti, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë një dedikim të veçantë dëshmorëve të Prejlepit, dhe jo vetëm, si dhe familjarëve të tyre.

“Lirimi i Ramushit sot në ditën e përkujtimit të dëshmorëve të Prejlepit dhe gjithë familjarëve që përkujtojnë dëshmorët ua lehtëson dhimbjet. Lavdi gjithë dëshmorëve!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Pas lirimit, Haradinaj pritet që sot të kthehet në Kosovë.

Ish-kryeministri Haradinaj po akuzohej nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999.

Haradinaj është mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti. /Telegrafi/